Agjensia e spektakleve “Buna 1”, ka nderuar per te katertin vit radhazi personazhet publik te Shkodres per kontributin e tyre gjate vitit 2016. Per disa jave me radhe ka qene publiku qe ka votuar ne adresen e internetit te kesaj agjensie per politikanin e vitit, aktorin, regjisorin, kengetarin, sportistin e vitit etj. Teatri “Migjeni” ka qene i tejmbushur nga nje publik i zgjedhur qe u be pjese e kesaj nate gala te ndarjes se çmimeve, ku nuk munguan performancat artistike. Agron Çela do te shpallej politikani i vitit, çmim qe e merr per te dyten here nga votimet e publikut, sivjet ne garen ku perballe kishte koleget Asllan Dogjani, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku. Çmimi ju dorezua deputetit Çela nga shkrimtari Fadil Kraja.
Çmimet e tjera shkuan per: Aktorja me e mire dramatike Merita Smajla, kengatari vitit Ilsi Ademi, shkrimtari i vitit Zija Vukaj, Piktori me i mire Eros Dibra, biznesmeni Mark Babani, sportisti vitit Ardit Krymi, trajneri me i mire per grupmoshat Luan Shpuza, fotografi Alban Xhakaj Gjithashtu u ndane edhe 2 cmime mirenjohje per Ahmet Osja dhe Jonuz Delaj, si dhe dy cmime karriere: Zef Deda dhe Renato Radoja.
Tv1 channel do ta transmetoje se shpejti kete mbremje gala te Buna 1.