Malesia e Madhe perkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes se pare anti-komuniste. Drejtuesi i departamentit te te perndjekurve politik ne partine demokratike Tomor Alizotaj, tha se vendi po udhehiqet nga te bijte e komunisteve e kjo eshte tejet e rende per vendin e sidomos Malesine e cila e ka vuajtur me se shumti nga sistemi i kaluar.
Kryetari i partise demokratike Malesi e Madhe Anton Kokaj i beri thirrje te persekutuarve politik, qe te vendosin per te ardhmen e tyre, pa u ndikuar nga politika e cila i viziton vetem ne periudhe zgjedhjesh.
Qëndresa e armatosur e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe ndryshe nga revoltat e tjera zgjati për një kohë mjaft të gjatë për t`u shpërfillur. Prijësit e malësorëve ishin heronjtë Prek Cali e Llesh Marashi, dy burra të vjetër patriotë që kanë luftuar kundër pushtimeve malazeze. Qëndresa në Malësinë e Madhe zgjati një muaj e gjysëm, prej 3 janarit 1945 dhe deri në 16 shkurt 1945.