Wednesday, April 24, 2024
HomeSportVllaznia humbet Muzakën në merkato

Vllaznia humbet Muzakën në merkato

-

Merkato dimërore po shkon drejt mbylljes së saj dhe me të gjitha gjasat në kampin kuqeblu nuk pritet të ketë ndonjë dhuratë për Vllazninë. Një gjë të tillë e bën të ditur në prononcimin e tij për median një ditë përpara ndeshjes me Kukësin vete trajneri Armando Cungu. Madje, ndër të tjera ai thekson se klubi kuqeblu ka qënë pranë marrëveshjes me sulmuesin e njohur tiranas Gjergji Muzaka, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur të realizohet.

Ndërkohë, në lidhje me futbollistin me ngjyrë, kongolezin me pasaportë belge, Muleno ai ripërsërit opinionin e tij, gjë që e ka shfaqur edhe herë të tjera duke e cilësuar me probleme në veprimet mbrojtëse, por që në krahun tjetër me të gjitha gjasat drejtuesit e klubit janë të mendimit të mbajnë në skuadër si alternative.

Megjithatë, kur duhen edhe pak ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos, opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë pritet të njihet më konkretisht nëpërmjet informacioneve të zyrës së shtypit pranë klubit kuqeblu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts