Policia e Shkodres finalizoi operacionin e koduar “pizza express”, duke dokumentuar me prova ligjore 3 vjedhje me dhune dhe duke arrestuar 3 autoret. Ne pranga rane: Ilir, Vate dhe Preke Mhillaj perkatesisht 31, 24 dhe 21 vjeç. Keto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në periferi të Shkodrës, në orët e vona të natës. Ngjarja e pare e dokumentuar eshte ajo e 24 dhjetorit te 2016-es, ku keta shtetas vodhen me dhune shtetasin me iniciale Xh.M. Nderkohe me 22 janar te ketij viti është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.D dhe 3 dite me vone, mbremjen e 25 janarit, vodhen shperndaresin e picave, shtetasin me iniciale E.L. Skema e perdorur prej tyre ishte e njejta, ato bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke iu prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe ju vidhnin motorrat dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin. Me cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 1 mjet tip “Volsvagen”, me targë AA086GK, 1 armë gjahu, 2 motorcikleta “Dajang”, 6 granata, 5 ndezësa të pa montuar, 2 palë paruke, 1 palë doreza plastike, 2 kapuça, 10 telefona të markave të ndryshme, 3 telefona celular “Sony Erikson” dhe 2 “IPhone” si dhe 10 karta sim. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë” , kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.