Ndërsa është normalizuar transporti urban ne linjën Bahçallek – ish fabrika e duhan cigareve ne qytetin e Shkodrës sa i përket orareve si paradreke ashtu dhe pasdreke, mjaft problematik mbetet qarkullimi i autobusëve dhe ndalimi i tyre ne stacione. Janë te shpeshta rastet kur vendqëndrimet e autobusve zihen nga automjete te tjera. Kjo sidomos ne Xhabije dhe nga sheshi pranë Radio Shkodrës e deri tek spitali. Me kamerën e tv1-channel, e vëzhguam nga afër gjendjen.
Trafiku i qarkullimit te automjeteve mjaft i renduar, sidomos nga kryqëzimi ne Rus dhe deri tek spitali rajonal. Neper ketë segment transporti urban e ka mjaft te vështirë shërbimit, sepse automjetet lëvizin me mënyrë kaotike:
Nevoja për një studimin mbi qarkullimin rrugor ne Shkodër, ka vite qe është bere e domosdoshme, megjithatë asgjë nuk ka lëvizur ne ketë drejtim. Si Bashkia Shkodër ashtu dhe policia rrugore e kane pranuar disa here se duhet riakualifikuar lëvizja e automjeteve ne rrugët e qytetit, por nga ana tjetër asgjë nuk lëvizë ne ketë drejtim, dhe trafiku kaotik vazhdon ne qefin e vet !