Thursday, August 11, 2022
HomeSportU-21 në eleminatoret e Europianit

U-21 në eleminatoret e Europianit

-

Kombëtarja e Shqipërisë për  21 vjeçarët e cila pas largimit nga drejtimi i Redi Jupit do të drejtohet nga Alban Bushi ka mësuar skuadrat me të cilët do të ballafaqohet  në eleminatoret e kampionatit të ardhshëm Europian. Bushi që më herët ishte pjesë e kombëtareës së madhe të drejtuar nga Xhani De Biazi në cilësinë e drejtorit teknik, ishte prezent në shortin e Eleminatoreve të Europianit të hedhur në Zvicer ku u njoh kundërshtarët e Shqipërisë, qe jane Spanja, Sllovakia, Islanda, Estonia dhe Irlanda e Veriut. Në bazë të shortit, Shqipëria që do të luajë në grupin e dytë, nga nëntë që janë në konkurim për këto eleminatore me 36 skuadra pjesëmarrëse. Menjëherë pas hedhjes së shortit, trajneri Alban Bushi që në drejtimin e skuadrës ka përkrah një emër të njohur të futbollit shqiptar si Vasillaq Zëri dhe trajnerin e portjerëve Ardit Bozo kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e parë eleminatore që shorti e ka vendosur ta luajë përballë Estonisë me datë 12 qershor 2017, ndeshje që me të gjitha gjasat do të zhvillohet në impiantin modern të “Loro Boriçit”. Brenda vitit 2017, për kombëtaren shqiptare më pas do të vijnë edhe ballafaqimet e 31 gushtit në transferte me Irlanden e  Veriut dhe vetem pas katër ditësh përsëri jashtë, këtë ardhë në Islande, ndërkohë që rikthimi në shtëpi i takon datave 10 tetor dhe 10 nëntor për t’u përballur, fillimisht me Islanden dhe më pas me Irlanden e Veriut. Kalendari është njëra anë, por për të shkuar deri tek ballafaqimi zyrtar, kombëtares U-21 i duhet të formatohet, gjë për të cilen tekniku Bushi ka nisur punën e tij në terren, fillimisht me disa ndeshje miqësore përgatitore brenda vendit dhe më pas edhe për kërkimin e elementëve të tjerë shqiptarë që luajnë jashtë Shqiperise. Përgjithësisht skuadrat kombëtare të moshave, përfshirë edhe U-21 përherë kanë pasur futbollistë shkodranë në gjirin e tyre, ndaj shpresohet dhe besohet që edhe tekniku aktual Bushi do ta ketë në prioritetin e tij një gjë të tillë, kur edhe emrat dhe talentet përkatës të kësaj moshe nuk mungojnë në ekipet e Vllaznisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts