Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetBushati per mbifaturimet e OSHEE

Bushati per mbifaturimet e OSHEE

-

Mbifaturimet e energjisë elektrike të bera ndaj qytetarëve Shkodranë janë çeshtje e OSHEE dhe ka të bëjë me qeverisjen, e jo me partinë socialiste. Kështu u shpreh për mediat koordinatori i selise roze për Shkodren Ditmir Bushati, duke sqaruar se çeshtja do të adresohet me rigorozitet tek dikasteri i linjës.

I pranishëm në takime me strukturat e partisë socialiste, ai e quajti mbledhje të zakonshme ku diskutohen problemet në nivel qarku.

Por mbledhja që Bushati zhvilloi me strukturat e Shkodres nuk ka kaluar aspak e qete mesohet nga burime të brendshme. Plot 3 ore zgjati mbledhja, ku nje pjesë e madhe e anëtarësisë debatuan rreth mbifaturimeve të energjisë, të kthyer në problemin kryesor për qindra familje. Situata e dirigjuar nga Tirana me urdher te drejtuesve të OSHEE, sipas anetaresise do të ndikojë drejtëpërdrejtë në fushatë dhe tek zgjedhjet e 18 qershorit. Ata i kanë kërkuar llogari Bushatit si i deleguar dhe në të njëjtën kohë ndërhyrje për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni që nuk është i ri. Ndonese Bushati ka tentuar ta adresojë si problem të faturuesve në Shkoder, mesohet se në mbledhje strukturat ja kanë refuzuar këtë përgjigje duke i theksuar se urdhri ka qënë i prere nga Tirana.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts