Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetDy sherbime te reja ne spitalin e Shkodres

Dy sherbime te reja ne spitalin e Shkodres

-

 

Dy sherbime të reja i janë shtuar ditët e fundit spitalit rajonal të Shkodres, protezat ortopedike falas dhe kimioterapia. Ministri i shendetësisë Ilir Beqaj ishte vetë në këtë qendër shendetesore për të parë nga afër ecurinë e tyre. Këto sherbime lehtësojnë maredheniet mjek – pacientë, por në të njëjtën kohë mundësojë që bluzat e bardha të japin më të mirën e tyre në punë shtoi numri një i shendetesisë.

Gjithashtu ministri ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me mjeket që për disa javë me radhë protestuan gjatë vitit të shkuar lidhur me ndryshimet ligjore për gabimet në punë dhe ndëshkimin e tyre.

Ministri hezitoi t’i përgjigjet interesit të medias rreth skandalit që përfshiu këtë spital pak ditë më parë, ku për 30 minuta ndërprerja e energjisë dhe mosfunksionimi i gjeneratorit vuri në rrezik jetën e pacienteve. Edhe sot ai defekt nuk është zgjidhur dhe një shkeputje e energjisë elektrike rikthen këtë rrezik tek qytetarët.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts