Për trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu, skuadra zhvilloi përgjithësisht një ndeshje të mirë përballë Kukësit, luajti si e barabartë me kundërshtarin, mund edhe të shënonte, por gabimet që bëmë në fund i dhanë mundësi Kukësit ta ndëshkojë Vllazninë me një gol që vendosi edhe fatin e takimit.
Ndër të tjera, tekniku Cungu foli edhe për merkaton, duke ritheksuar se Vllaznia është më e dështuara në këtë aspekt raport me skuadrat e tjera të Superligs.
Ndërkohë, homologu i Cungut, Gjoka, edhe pse e pranoi se Vllaznia luajti mirë dhe i vuri në vështirësi u shpreh i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij që me një supergol të shënuar nga Pero Pejiç arriti të marrë 3 pikë të plota dhe shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit për arritjen e objektivit të fitimit të titullit kampion.
Duke lënë mënjanë humbjen me Kukësin për kampionat, kuqeblutë e drejtuar nga Armando Cungu do të fokusohen tek kupa e Shqipërisë, pasi të mërkurën në “Loro Boriçi” luhet ndeshja e aprë e turit çerekfinal, Vllaznia-Teuta.