Pas Prefektit te Qarkut te Shkodrës, Paulin Radovani, edhe kryetari i bashkimit te sindikatave te pavarura Shkodër, Albert Tukaj, ka deklaruar se e kane njoftuar zyrtarisht qe Qeveria ka caktuar fondin prej 340 milionë leke, për dëmshpërblimin e banoreve qe u përmbyten ne vitet 2010 – 2011!
Tukaj theksoi se nëse nuk do te jepet ky fond, atëherë rruga e protestave është e hapur:
Procedurat zyrtare për identifikimin e dokumentacionit ne funksion te fillimit te lëvrimit te këtij fondi, kane nisur. Ky proçes koordinohet nga Prefekti i Qarkut te Shkodrës, Paulin Radovani, me strukturat e OSHEE-se, me qellim qe banoret qe përfitojnë ti marrin sa me shpejt paratë për demet e shkaktuara.