Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznia nje hap drejt kualifikimit

Vllaznia nje hap drejt kualifikimit

-

Vllaznia mund Teuten 1 me 0 në takimin e parë çerekfinal të kupës së Shqipërisë dhe hedh kështu hapin e parë drejt kualifikimit në gjysëmfinalen e këtij kompeticioni. Një fitore e ngushtë në shifra por që në fakt mund dhe duhet të ketë padiskutim peshën e kalimit të turit. Për të ka menduar Alsid Tafili, i cili kalon në avantazh skuadrën kuqeblu me një gjuajtje potente nga jashtë zonës së rreptësisë së skuadrës mike.  Ka qënë saktësisht minuta e 23-të e ndeshjes, kur Vrapi ekzekuton një top nga vija anësore në formë krosi brenda zonës së rreptësisë durrsake, mbrojtja mike e largon me kokë, topi shkon tek Tafili që nga rreth 20 metra ballë perballë portes së Teutes lëshon një bombë duke e dërguar topin në rrjeten e portjerit Mocka që megjithë përpjekjet e tij nuk arrin të evitojë golin kuqeblu. Goli ka krijuar qetësinë e duhur për skuadrën e Cungut që në vazhdim ndërmerr edhe disa aksione të tjera drejt portës mike në kerkim të dyfishimit të avantazit dhe të garancisë së fitores. Por ndërkohë, për hir të së vertetes, miqtë nga Durrësi bëjnë të gjitha përpjekjet për t’iu kundërvënë Vllaznisë. Dhe, kjo u pa qartë në minutta e fundit të pjesës së parë kur në të 39-tën Cyrbja deperton nga e djathta e sulmit durrsak, duke lëshuar një kros të rrezikshëm në zonën kuqeblu që nuk shfrytëzohet nga kolegët e tij. Më pas është po i njëjti futbollist, Cyrbja që në të 43-ten depërton në fundoren e majtë të mbrojtjes kuqeblu, kroson në zonë për Bangor që humb një rast ideal brenda zonës së rreptësisë shkodrane. Pas pushimit pritej një Vllazni më reaguese, por për hirë të së vertetes janë sërish miqtë që në dhjetë minutat e para të kësaj pjese, kur në lojë për to është aktivizuar edhe blerja më e re Progni ushtrojnë presion në portën e Agoviçit. Nga ana tjetër lëviz edhe trajneri Cungu duke orientuar të tijët të cilët rizgjohen duke punuar më shumë në mesin e fushës dhe ndërkohë kërcënojnë me Shtubinen dhe sidomos me një kundrasulm të shpejtë me protagonist Kalanë që në se nuk do të pengohej me faull mund të regjistronte golin e dytë për kuqeblutë. Në vijim ritmi i lojës ka një rritje të ndjeshme, madje në disa raste edhe me debate dhe konfrontime mes dy palëve duke e detyruar gjyqtarin kryesor Jemini të nxjerrë dy herë kartonin e verdhe për Diten dhe Hoxhën. Përfundimisht, edhe pas katër minutave shtesë nga arbitri i katërt shifrat e takimit janë ato të vendosura nga goli i Talifit, 1 me 0 për Vllazninë që fiton me meritë dhe hedh hapin e parë drejt kualifikimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts