Monday, September 9, 2024
HomeAktualitetFaturat e fryra te OSHEE-se ?!

Faturat e fryra te OSHEE-se ?!

-

Ndryshe nga deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të OSHEE, vetë qytetarët Shkodranë që po i vuajnë mbi kurriz faturat e fryra të energjisë, thonë se në vend të zgjidhjes prej ditësh po përballen me sorollatje në sportelet e kësaj kompanie. Për shumë prej tyre fatura kap shifra të frikshme deri në 400 apo 800 mijë lekë të vjetra.

Zgjidhje për ta deri më sot nuk ka patur, por atyre u duhet të presin deri në momentin që kompania të shqyrtojë të gjitha ankimimet e më pas për gabimet do kryhen korigjimet e nevojshme dhe aty ku shifrat korrespondojnë, qytetarët janë të detyruar të paguajnë. Fenomeni nuk është i ri për Shkodren dhe fatkeqësisht duket se nuk do të mbyllet me kaq, pavarësisht se fatura e fajit i është adresuar ndonjë drejtuesi të larguar, apo lexuesve, e që më pas kompania i përkthen si hyrje në sistem, ku zgjidhja vonon edhe me muaj të tërë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts