Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetKorsite e biçikletave kthehen ne parkingje !

Korsite e biçikletave kthehen ne parkingje !

-

Ndersa vijon operacionet “Blici rrugor”, policia ne Shkoder nuk po arrin te normalizoje situaten me parkingjet dyshe te automjeteve ne shume segmente rrugore, e madje edhe ne korsite e përcaktuara për biçikletat. Ndonëse eshte trajtuar disa here si shqetësim, zgjidhja nuk po gjendet. Mjafton nje vëzhgim i thjeshte për te pare gjendjen kaotike qe krijojne ne ketë raste automjetet, qe paralelisht vene ne rrezik jeten e qytetareve, kryesisht përdoruesve te biçikletes, nje nga mjetet me te përdorura ne Shkoder.

Përveç mungeses se ndëshkimit nga policia, shkaktare e kesaj situate kaotike eshte edhe bashkia Shkoder, qe nuk po arrin ti jape zgjidhje me nje skeme perfundimtare çeshtjes se parkingjeve te automjete, por edhe lëvizjes ne rruge te caktuara. Askush nuk pyet për  kodin rrugor dhe ne mes te dites automjete parkohen sipas deshires vend e pavend. Sikur te mos mjaftonte e gjithe kjo, javet e fundit policia bashkiake ka ndermarre masa ndeshkimore ndaj automjeteve ne disa rruge te Shkodres, por vetem aty ku duhet nuk ndërhyn, siç eshte edhe rasti i ketyre akseve te përcaktuara për lëvizjen e biçikletave. Se deri kur do te vijoje ky kaos askush nuk di te thote por nje gje eshte e sigurte, shtimi i kaosit jep nje imazh aspak te hijshem për Shkodren  dhe ne te njejten kohe rrezikon jeten e qytetareve qe perballen cdo dite me ngushtim te hapësirave qe kane ne dispozicion.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts