Friday, April 26, 2024
HomeKronikaAksidentohet per vdekje i moshuari

Aksidentohet per vdekje i moshuari

-

Një i moshuar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një furgon në supestradën Lezhë-Laç. Aksidenti u regjistrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së te merkures, ndërsa viktimë mbeti Lek Bela 74-vjeç nga fshati Pllanë i Lezhës. I moshuari ka qenë duke lëvizur në anë të supestradës, kur është goditur nga një furgon mallrash me targa AA 782 BB që drejtohej nga Ardit Dani 32-vjeç banues në Tiranë. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarit. Ne vendngjarje mberriti policia dhe autoambulanca, por kjo e fundit ishte teper vone per ti ardhur ne ndihme 74 vjeçarit. Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin ka qenë errësira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara që po lëvizte drejtuesi i furgonit i cili e ka pasur të pamundur të manovrojë që të shmangte përplasjen. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar menjëherë në polici dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ky është aksidenti i dytë i kësaj natyre që ndodh në supestradën Lezhë-Laç, pasi dhe tre ditë më parë një automjet përplasi për vdekje një këmbësor, ndërsa autori i aksidentit ende nuk është identifikuar dhe ndaluar nga policia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts