Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetNderpriten punimet per zyren turistike.

Nderpriten punimet per zyren turistike.

-

Objekti i nisur nga bashkia Shkoder me leje te pjesshme.

U shpejtua të betonizohej pa rënë në sy, por nisma duket se po i shkon huç bashkisë së Shkodres. Vendi i parashikuar për ndërtimin e zyrës së informacionit turistik tek trotuari pranë sheshit demokracia është inspektuar nga IKMT për rajonin e veriut, e cila ka konstatuar se leja për ndërtimin e këtij objekti është e pjesshme. Për pasojë punimet janë pezulluar dhe bashkia e Shkodres e cila në vend që të jetë promotore e zbatimit të ligjit, do të duhet tashmë të rishikojë hapin e hedhur. Që prej nisjes së ndërtimit të kësaj zyre në këtë zonë kritikat në drejtim të pushtetit vendor kanë qënë të shumta, pasi ai bllokon një pjesë të trotuarit dhe vjen në një mjedis të pamenduar siç duhet, për vetë edhe funksionon që do të ketë ajo zyrë. Qartazi kushdo qe e sheh, të parën gjë që mendon është se aty po mbin një ndërtim pa leje dhe jo një zyrë që është mirëkonceptuar e do t’i shërbeje një sektori të rëndësishëm për ekonominë lokale e kombëtare, siç është turizmi. Bashkia Shkoder edhe njehërë tjetër bën autogol me investimet publike, duke treguar se në vend të vizionit dhe largpamesisë, punon sa për të mbushur raportet fiktive që nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimin e qendrueshem ekonomik e turistik të kryeqendres së veriut. Tashme pritet të shihet cfarë do të ndodhe me kete objekt dhe nëse ai do të marrë jetë plotësisht, apo do të ndërpritet duke u shenuar thjesht si turpi i radhës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts