Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetShllaku me nje shkolle te re

Shllaku me nje shkolle te re

-

Kjo ishte shkolla e Shllakut vetëm pak muaj më parë. Një godinë e braktisur dhe e harruar nga të gjithë, e pamundur që nxënësit të zhvillonin mësimin. Lagështirë, godinë e amortizuar dhe dëmtime që nga harresa e viteve e kishin kthyer këtë godinë në një gërmadhë.

E cilësuar si një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Vau Dejës, tashmë kjo godinë ka marrë një pamje krejt tjetër. Kryetari  Zef Hila i shoqëruar edhe nga administrata e Bashkisë, kanë parë nga afër punimet që po kryhen në këtë godinë e cila është në fazën e fundit të përfundimit ku kanë ngelur vetem arredimi me kushtet e nevojshme per te pritur nxënësit e kësaj shkolle në mënyrë që brezi i ri të ketë një ambjent të përshtatshëm, për të zhvilluar procesin arsimor.

Por në Shllak, vemendja është përqëndruar edhe ne të tjera investime. Eshte ne fazën përfundimtare edhe rikonstruksioni i godinës së njësisë administrative e cila do ti shërbeje këtij komuniteti ndërkohe që në kompleks me keto investime është edhe rikonstruksioni i qëndrës shëndetesore, investime bazë të cilat ndryshojnë edhe imazhin e kesaj zone e harruar nga pushtetet e të gjitha partive politike, ndërkohe që sot është prioritet i Bashkisë Vau Dejës, shërbime edhe në zonat më të thella malore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts