Prej 26 vitesh dëgjohet një retorikë e egër politike jashtë çdo parametri dhe jashtë çdo logjike. Kështu u shpreh përpara strukturave të Tiranës, kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili theksoi se kur bashkëpunohet dhe punohet me prioritet të qartë e në mënyrë të qëndrueshme edhe progresi është i sigurt. Njerëzit duan të dëgjojnë një zgjidhje, një mesazh që atyre u intereson dhe se mesazhi duhet të jetë për njerëzit, se si mund të zgjidhen ato probleme që i shqetësojnë shtoi numri një i LSI.
Te pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deputetja Kejdi Mehmetaj, etj.