Lidhur me problemet qe kane te bejne me pastrimin e qytetit te Shkodres, prej vitesh ka pakenaqesi nga qytetaret e gjithashtu polemika te herëpashershme edhe ne nivelet e qeverisjes vendore e ne këshillin bashkiak. Nderkohe shefi i sektorit te mjedisit ne Inspektoriatin Shteteror te Mjedisit dhe Pyjeve te Qarkut te Shkodres, Erdet Behari, thote se si hap te pare Bashkia duhet te te rishikoje shpërndarjen e kontiniereve ku hedhin mbetjet urbane qytetaret.
Ndersa si probleme te dyte, Behari, thekson nevojen për disiplinimin e firmave te pastrimit, qe transportojne mbetjete urbane nga qyteti.
Nevoja për me shume kontiniere ne qytetin e Shkodres konstatohet me lehtësi ne lagjet e qytetit apo blloqet me pallate. Ne jo pak raste janë edhe mbi 500 metra larg tyre, gje qe e veshtireson hedhjen e mbetjeve ne to nga shume familje.