Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetBushat- Vau Dejes, pa sinjalistike rrugore

Bushat- Vau Dejes, pa sinjalistike rrugore

-

Mungesa e sinjalistikes rrugore eshte nder shkaqet kryesore te aksidenteve. Ne segmentin rrugor  Kryebushat –Lac Vau i Dejes  mungon  sinjalistika horizontale si dhe ajo vertikale . Ne keto kushte, rreziku per aksidente eshte i pranishem, pasi veç tjerash i gjithe ky segment kalon mes fshatrave.  Vijezimet  e bardha mungojne ndersa sinjalalistika vertikale ne pikat me kryesore te kesaj rruge eshte  inegzistente. Faktikisht, disa here eshte filluar kompletimi me sinjalistike nga Autoriteti Rrugor per Zonen Veriore te vendit, por me pas gjithçka ne kete drejtim eshte lene pergjysem!

Por perveç mungeses se sinjalistikes, udhetimin ne kete rruge e shoqerojne edhe pamje me mbeturina ne dy anet e saj, aty – ketu te djegura, te cilat krijojne nje imazh te shemtuar per kete zone, ndonse  nuk i mungojne peisazhet turistike….
Nuk duhet harruar se rruga Bushat – Vau Dejes nuk eshte thjeshte lokale, por pjese akseve kombetare, pasi qarkullojne automjete edhe ne drejtim te Pukes, Tropojes e Gjakoves dhe anasjelltas. Kjo eshte nje arsye me shume qe e ben te domzdoshme kujdesin si per sinjalistiken ashtu dhe mbajtjen paster te saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts