Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetNje tjeter zjarr ne rrethin e Lezhes

Nje tjeter zjarr ne rrethin e Lezhes

-

Një zonë pyjore në Manati të Lezhës është përfshirë nga flaket.

Të paqarta mbeten shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ishte thuajse e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Në zonë po operojnë vetëm punonjesit e sherbimit pyjor të cilet po përpiqen që të pengojnë avancimin e flakeve me mjete rrethanore. Zjarri ka nisur të përhapet më shpejtesi i favorizuar edhe nga era, por fatmiresisht nuk rrezikohen banesa.

Ky ështe zjarri i dytë brenda 24 oreve që shenohet në Lezhë pasi një ditë me parë një tjeter zjarr ra ne zonen e mbrojtur në Kune të Shengjinit dukë rrezikuar disa shtepi banimi. Hetimet e policisë po vijojnë pasi dyshohet se mund të kemi të bëjmë me zjarrvenie te qellimshme që vjen në këtë periudhe për hapjen e rrugëve të reja për shfrytezimin e masivit pyjor. Gjithsesi kjo do të nxirret nga hetimet përfundimtare, pasi nuk përjashtohet edhe pista e hapjes së kullotave të reja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts