Deputetja e Libra: PS – PD te interesuara te bllokojne kete proçes
Eshtë skeptike dhe qëndrimin e saj e argumenton me fakte. Deputetja e “Libra” Mimoza Hafizi e quan praktikisht të dështuar realizimin e reformës zgjedhore, ndërsa fajtore bën dy partitë e mëdha, atë socialiste dhe demokratët, që sipas saj janë të interesuara të bllokojnë këtë proçes.
Zgjedhjet e 18 qershorit i sheh të rrezikuara, por betejës thotë se do ti shkojnë deri në fund, bashkë me propozimet që kanë nisur të bëjnë për disa amendamente që synojnë rikuperimin e demeve.
As për fondet që KQZ i ka akorduar forcave politike nuk është e kënaqur, por fokus kryesor ajo sheh financimin e partive që proçesi të jetë transparent.
“Libra” për herë të parë një parti politike në vend po zgjedh kryetarin e saj si dhe berthamën përmes sitemit online.