Thursday, March 28, 2024
HomeSportFitore dramatike e Vllaznise.

Fitore dramatike e Vllaznise.

-

Një ndeshje për t’ u mbajtur mend është ajo e luajtur në pasditen e së shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, kur me atë që dhanë në fushën e lojës, çifti Vllaznia-Flamurtari ka dhuruar me të vertete një spektakël që do të kujtohet gjatë nga tifozëria e pranishme në shkallët e stadiumit, por edhe nga mbarë opinion sportive që ka pasur mundësi ta ndjekë atë përmes rrjeteve të informimit audio-viziv. Një pjesë që duhet pranuar se I takonte miqve nga Vlora jo vetem me atë gol mjeshtror të shënuar nga kroati Tomislav Bushiç në të 17-tën minutë, por edhe me menaxhimin e përkryer që i bënë pjeses tjetër të 45 minutave të para duke u bërë bararkaidë I disa sulmeve dhe rasteve të vendasve në kërkim të golit të barazimit. Por, gjithësesi, momentet më të bukura të kësaj ndeshje ishin rezervuar në 45 minutat e dyta, dhe sidomos pas golit të barazimit të Vllaznisë, i cili erdhi si rezultat i një gjuajtje mjeshtrore të të riut të talentuar Rubin Hebaj, gjuajthe e të cilit më parë preku pingulen e majtë të Frashërit e më pas përfundoi në rrjetë. Kjo I përket minutës së 76-të kur bjondi shkodran në hyrje të zonës dhe pasi shmang ndërhyrjen e mbrojtësve kundërshtarë, ngre peshë entuziasmin e tifozërisë vendase. Këtu fillon vertet edhe dramaciteti I gjithë asaj që do të ndodhte në minutat e fundit të krejt ndeshjes, kur pikërisht në minutën e90-të, një aksion i shkëlqyer i Vllaznisë me protagonist kapitenin Shtubina gjuan përfundon me një gjuajtje të fortë të që devijohet nga portjeri Frashëri, por më pas nuk mund të bëjë asgjë ndaj tentativës së Bakajt i cili provon dy herë dhe me të dytën dërgon topin në rrjetë duke e kalaur në avantazh Vllazninë me rezyltatin 2-1. Vendasit nuk kanë kohë të gëzohen sepse ai I shënoi në pjesen e parë, kroati Bushiç do të bëjë të nëjjtën gjë duke e dërguar topin në rrjetën e Agoviçit. 2 me 2 dhe të dujet se këtu ka mbaruar gjithçka. Por nuk mendon kështu Denis Pjeshka, ku në minutën e tretë shtesë harkim in e dhënë nga e majta përmes Vrapit në vijen anësore e çon në rrjetë me kokë.Këtu nuk ka më kohe, sepse gjyqtari kryesor I ndeshje Kridenc Meta vëshshëllen tre herë duke I dhënë fund emocioneve të pafund që pushtuan “Loro Boriçin” në këtë ndeshje. Vllaznia ka fituar me meritë 3 me 2, duke gëzuar pa masë tifozerinë e saj të zjarrtë, por njëherazi ka rikthyëer për momentinqetësinë në kampin kuqeblu përsa I përket mbijeteses.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts