Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se standardi i zgjedhjeve të 18 qershorit është i panegociueshem dhe vuri theksin tek reforma zgjedhore, por dhe reforma në drejtësi që të mos zhbëhet me manovra të papranueshme. LSI është kundër retorikave fajësuese e shfajësuese pasi krijojnë tym e mjegull tha Meta ne fjalën e tij në konventën zgjedhore të Tiranës.
Një përgjigje ai dha ndaj atyre që sulmojnë LSI-në se nuk e do reformën në drejtësi, duke ju kujtuar vetingun.