Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetBanoret e Balldrenit ne proteste

Banoret e Balldrenit ne proteste

-

Lagjia e “Ded Prekajt” dhe ajo “Rreze e malit” ne Balldre rrezikojne te mos furnizohen me uje të pijshëm për shkak se projekti i ri i ujësjellësit lë jashtë shumë familje. Për këtë qëllim ata dolën në një proteste ku bllokuan punimet e nisura nga firma kontraktore, e cila sipas tyre po shkaterron edhe rrugën e fshatit. Vetem ne njeren lagje janë më shumë se 30 familje të cilat nuk nuk do të furnizohen me ujë, pasi linja e ujësjellesit ka shkuar deri ne gjysem te zones. Per problemin ne fjale banoret thone se i kanë dërguar shkrese bashkisë dhe prefektures por deri me tani nuk kanë marrë përgjigje.

I kontaktuar per kete problem, kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj beri me dije se edhe nëse nuk është e parashikuar në projekt Bashkia do shtoje fondin që Ujësjellësi i ri të përfshijë të gjitha familjet, pasi deri me tani nuk kane patur nje informacion te tille. Ujesjellesi i ri nuk do të merret në dorëzim nga Bashkia pa u rikthyer rruget në gjendjen e mëparshme ashtu siç është e parashikuar ben me dije kjo njesi vendore. Per kete ujëjellës i cili do te furnizoje Lezhën, Shëngjinin dhe Balldrenin jane akorduar mbi 12 milion euro nga Qeveria Gjermane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts