Mungesa e nje pergjigje per parate e permbytjeve te 2010 – 2011, ka bere qe banoret e zones se nenshkodres te unifikojne qendrimin e tyre per bojkot te zgjedhjeve te 18 qershorit. Protesta e radhes e zhvilluar nga banoret e Malit te Jushit ne bashkine Vau Dejes u shoqerua me kerkesen qe te akordohen demshperblimet per 13 mije familjet qe pesuan deme te shumta ne bujqesi, blegtori, banesa dhe biznese.
Permbytjet e 6 viteve me pare shkaktuan deme te shumta ne keto zona, ndersa qeveria asokohe u akordoi vetem 49% te shumave qe u takojne nga vleresimet e komisioneve te ngritura per vleresimin e demeve. Sot ata jane ne pritje te pjeses tjeter te parave qe ndonese eshte premtuar shume, deri me tani asnje hap konkret nuk eshte ndermarre me perjashtim te shkreses qe prefekti Radovani i dorezoi qeverise.