Kane zgjedhur qe 14 shkurtin diten e te dashuruarve ta nisin ndryshe, ata qe jane fryt i kesaj dashurie. Femijet e kopshtit Bep Tusha sebashku me edukatoret zgjodhen te urojne prinderit e tyre ne kete dite perms nje punimi me mesazhin “E dua dashurine e prinderve”.
Ne qiell leshuan nje tollumbac ne forme zemre si simbol i festes dhe per drejtoreshen e kopshtit ky mesazh duhet te na percjell çdo dite.
“Shen Valentini”, festa e te dashuruarve ka bere qe edhe ne qytet te ndihet atmosfera e tij, ndonese pjesa me e madhe e çifteve kane zgjedhur te shfrytezojne kushtet e mira atmosferike per te levizur jashte Shkodre. Dhuratat jane pjese e pandare e kesaj dite dhe kryefjale mbesin lulet, por nuk mungojne as dhuratat e ndryshme, nga ato simbolike e deri tek dedikimet e veçanta.
Legjenda mbi Ditën e Shën Valentinit, ka histori shumë të gjatë, e cila shkon deri tek romakët e vjetër, më saktë deri në shekullin e tretë.