Pas monitorimit të bërë në të gjithë vendin nga grupi i task forcës i ngritur prej ministrisë së arsimit, është arritur në konkluzion se ligji parauniversitar ka nevojë për ndryshime të tjera. Ato lidhen kryesisht me çerdhet dhe kopshtet, ku në këto institucione duhet të shtohet prezenca e mjekut pediatër dhe e punonjësit social për të garantuar zhvillimin psiko-motor të fëmijës. Gjithashtu ndryshime janë sugjeruar edhe për pozicionin e administratorit të kopshtit.
Deri në vitin 2020 të gjitha kopshtet publike do të kenë vendosur të gjtihë kushtet sipas standarteve që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur.
Aktualisht në të gjithë Shqipërinë funksionojnë shumë kopshte private që nuk janë në juridiksionin e ministrisë dhe drejtorive vendore të arsimit, prandaj pritet që edhe për to të nisë një aksion për mbylljen e tyre.