Futbollistët 17 vjeçarë të Akademisë Vllaznia janë gati për finalen e Kupës së Shqipërisë, atë që do të luhet diten e enjte, në orën 13.30 në stadiumin “Elbasan Arena” në mes skuadrës kuqeblu dhe bardhebluve të Tiranës. Një finale që falë traditës që kanë dy klubet respektive konsiderohet si klasikja e futbollit shqiptar. Në pritje të kësaj sfide TV1 Channel ishte në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” duke ndjekur nga afër seancen e fundit stervitore. Sipas drejtuesve të Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha dhe Alban Hasani, ky i fundit edhe në cilësinë e trajnerit të ekipit U-17, skuadra është gati për ballafaqimin final dhe se objektivi i tyre është fitimi i trofeut të Kupës.
Optimist për fitoren e trofeut është edhe kapiteni i skuadrës, mbrojtësi shtatlartë Enes Isufi, i cili vjen në këtë finale pas një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar të dielen për kampionat ku edhe shënoi golin e parë për ekipin e tij U-19 kundër Internacionalit.
Megjithe optimizmin e larte ne ekip, ajo qe mesohet ka të bëjë me faktin se klubi Vllaznia ka paguar vetem për udhëtimin, ndërkohë që akomodimi një ditë përpara ndeshjes në hotel është marrë përsipër nga ana e komunitetit të prindërve të futbollistëve.