Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetBurgut i mungojne te burgosurit!

Burgut i mungojne te burgosurit!

-

Edhe pse ndertimi i burgut te Reçit ka përfunduar qe ne muajin nentor, akoma nuk eshte vene ne funksion ! Gjithçka ne ketë mjedis dhe për rreth tij e ka mbuluar heshtja, kur deri para disa muajsh ishte kantier punimesh. Pas godinave, qelive, dhomave te pritjes e atyre te vizitave, argetimit dhe gjithçka tjeter e programuar, u instalua edhe sistemi elektrik dhe linjat e furnizimit e gjithashtu edhe tubacionet e ujit te pijshem. Po keshtu edhe rrethimi dhe pikat e vrojtimit ! I cilësuar si burgu i sigurise se larte dhe me hapesiren me te madhe ne Ballkan ne nje sipërfaqe prej 16 hektare, tani qendron ne pritje te sistemimit te burgosurve. Dhe behet fjale për nje kapacitet prej 3000 personash, me kushte trajtimi te standarteve qe kane burgjet ne vendet e Bashkimit Europian. Për ketë nga BE dhe Qeveria Shqiptare u akorduar 14 milion e 300 mije EURO, nje financim ky i konsiderueshem, me qëllim qe te sigurohet nje permiresim rrenjesor për trajtimin e te burgosurve ne Shqiperi. Kjo kërkohej sa me shpejte, pasi vendi ynë gjate 3 dekadave te fundit eshte kritikuar nga institucionet nderkombetare për kushte jo te pershtateshme ne burgje dhe mbipopullim te tyre. Ndaj me ndertimin e burgut te Reçit, vlerësohej se do ti jepej nje zgjidhje optimale njehere e mire këtij shqetësimi. Por ndersa gjithçka ka përfunduar dhe eshte gati për te pritur te denuarit me burgim, faktikisht asnjë sqarim zyrtar nuk ka se pse nuk fillon nga funksionimi apo kur do te nise ky proçes. Nga ana tjeter disa nga burgjet vazhdojne te jene te mbipopulluara dhe ne jo pak raste edhe me mungesa te parametrave te sigurise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts