Saturday, April 26, 2025
HomeAktualitetDogana e Re H.Hotit,drejte përfundimit

Dogana e Re H.Hotit,drejte përfundimit

-

Po ndertohet aty ku ndane rruga për ne Kelmend, Dogana e Re – Hani i Hotit. Eshte projekt i Komisionit Europian, qe financohet me 1.4 milion Euro. Ka përfunduar godina e administrates doganore ndersa punohet ne objektin e inspektimit dhe dhomave frigoriferike. Ndersa tek pika ekzistuese janë shembur godinat e meparshme për zgjerimin e territorit dhe po ndertohet stacioni i policise. Supervizori, Florian Shushku, thote se ecuria e punimeve  eshte sipas ritmeve te planifikuara, për te përfunduar ne fund te qershorit:

Sipas informacionit nga drejtoria  rajonale e doganave Shkoder, territori i doganes se re do te zgjerohet deri ne kapacitetin për tu sistemuar 50 kamione, nderkohe qe do te jete e veçante si rruga hyrëse ashtu dhe ne dalje, për te mos bllokuar trafikun. Ndersa për  funksionin e dhomave frigoriferike, Shushku sqaron:

Punimet kane diktuar edhe spostimin e piramides  ku eshte vija kufitare me Malin e Zi. Për ketë qellim Drejtuesit e Policise Kufitare Shkoder se bashku me homologet malazez, kane nisur punen për pastrimin e zones nga shkurret dhe përcaktimin e vendit ku do te vendoset piramida. Mesuam se për ketë çështje nuk ka pasur asnjë kontestim nga palet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts