Thursday, April 18, 2024
HomeSportBeselidhja pretendon Kupen e Shqiperise

Beselidhja pretendon Kupen e Shqiperise

-

 

“Nuk është rastesi kemi skualifikuar Partizanin, Flamurtarin dhe tani do skualifikojmë ata që kanë rrallën”, kështu është shprehur Presidenti i Klubit “Beselidhja” Gjok Ndoka pas ndeshjes ndaj Flamurtarit. Ai tha se ekipi ka dhenë shpirtin në fushë dhe së synon fitoren e kupes dhe kalimin në superiore.

Edhe trajneri Alban Bruka është i kënaqur nga loja e djemve të tij, ndersa gjithcka ja atribuon punes së lojtareve.

Për lojtaret e Beslidhjes rezultatet e arritura janë shperblim i punes dhe vendosmerisë për ta quar përpara ekipin. Sa i përket paraqitjes në kampionat kapiteni i skuadres ka edhe disa shpjegime për rezultatet jo pozitivë që sipas tij janë problemet me fushen si dhe mos vleresimi i kundershtareve.

Lavdia që lezhjanet po marrin në përballjet e kupes, duket se ka reflektuar negativisht në kampionat, ku Beselidhja  nuk është paraqitur mirë. Perballja me Kamzen është edhe sfida me e veshtire për lezhjanet ku objektivi kryesor është fitorja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts