Eshte nder te paktat hapesira publike ne qytet qe shfrytezohet nga qytetaret, por problemet me rrezikshmeri te larte jane te pranishme . Shatervani perpara Bashkise Shkoder nje vend mjaft i frekuentuar sidomos nga femijet dhe te moshuarit qe vijne te kalojne disa caste nen rrezet e diellit nuk ka aspak siguri per keta te fundit, e sidomos per me te vegjelit. Kabllot jashte shtyllave elektrike bejne qe nje kontakt i vogel dhe rreziku qe paraqesin eshte fatal per jeten e tyre. Vete qytetaret kerkojne te nderhyhet ne kohe, pasi e nesermja mund te jete teper vone. E si per ironi te fatit demtimi i tyre nuk eshte vene re nga drejtuesit e bashkise, edhe pse e kane perpara syve te tyre sa here i drejtohen zyrave kete mjedis publik.
Sikur te mos mjaftonte demtimi i ndriçuesve, edhe zona perreth ka problematika te shumta qe nga demtimi i stolave, koshave te mbeturinave dhe vete pllakat e shatervanit, qe sot i ngjan nje hapesire te sapo dale nga lufta. Imazhi qe percillet eshte me shume se i shemtuar dhe deri kur institucionet te kujtohen te veprojne, mbetet vetem te shpresojme qe pasojat te mos jene te renda.