Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetIlir Meta thirrje nga Vjena

Ilir Meta thirrje nga Vjena

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga Vjena ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk duhet ta shohë Ballkanin si lagje. Në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, Meta tha se Ballkani duhet të jetë një rajon i integruar në Bashkimin Europian.

“ BE mos ta shohë Ballkanin si një lagje, pasi Ballkani duhet të jetë një rajon të integruar në BE. Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së. Dera e integrimit të mbetet e hapur për të gjithë rajonin”.

Kryeparlamentari Meta tha gjithashtu se Shqipëri është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shpërbejë si motor për procesin e reformave në vend.

“ Nisma e Procesit të Berlinit rigjallëroi lidhjet mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së. Ne jemi me fat që Austria i kupton tërësisht përfitimet pozitive të një axhende europiane në rajonin tonë . Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Shqipëria është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mire. Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm.

Në fund, Kryetari i Kuvendit foli edhe për Kosovën, duke theksuar se Shqipërisë do të vazhdojë lobojë për më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts