Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetShperblimet e oreve shtese per policine

Shperblimet e oreve shtese per policine

-

Kodi i punës nuk është respektuar ndër vite për policinë e shtetit dhe shpërblimet për orët shtesë të artikuluara ditët e fundit nga ministria e brendshme nuk duhet të kthehen në “show” tha kreu i bashkimit të sindikatave Shkoder, Albert Tukaj. Për këtë qëllim ai bëri me dije se do t’i drejtohet me një shkresë edhe vetë dikaterit në fjalë.

Punonjësit e policisë do të shpërblehen për orët shtesë, që do të kryejnë jashtë orarit zyrtar dhe ky është vendimi i qeverisë. Në bazë të tij punonjësit e policisë do të punojnë 40 orë në javë, ndersa për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19:00 deri në 22:00, punonjësit e policisë përfitojnë një shtesë page prej 20%. Rritje page në nivelin 50% do të përfitojnë ata efektive policie që do të punojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Sipas vendimit, për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25% shtesë pagedhe kompensim kohe pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit. Pak dite me parë qeveria miratoi edhe vendimin për sigurimin e jetes për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts