Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetPikë e re kalimi kufitar me Ulqinit

Pikë e re kalimi kufitar me Ulqinit

-

Komuna e Ulqinit në Mal të Zika aprovuar planin hapsinorë për territorin. Përmes një postimi në rrjetin social kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu njofton se mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në territoprin e komunës së ulqinit do ketë edhe një pikë tjetër të kalimit kufitar dhe konkretisht në zonën e Velipojës mbi lumin Buna. Në postimin e tij në rrjetin social të tij shkruan kreu I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu shkruan…..

“Kam kënaqësinë e madhe të konfirmoj se i shumëprituri Plani Hapësinor për territorin e Komunës së Ulqinit u aprovua. Ky është kurorëzimi me sukses i pothuaj një dekade betejash politike, me anë të këtij plani ia dolëm të përmbushim disa prej kërkesave më të rëndësishme të popullit shqiptar në Mal të Zi. Ky plan përmbush edhe kërkesën tonë për ta zgjeruar rrugën e Shtojit nga dy në katër korsi dhe për të ndërtuar një pike të re kufitare në Bunë. Kjo pikë e re kufitare me urën përkatëse do ta afrojë më shumë Ulqinin me Tiranën dhe Prishtinë dhe do ta integrojë ofertën turistike të bregdetit tonë me atë të Velipojës. Ky plan gjithashtu i hap rrugën investimeve serioze të huaja në Ulqin të cilat kanë për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë.”….

Miratimi I planit hapsionor heq edhe barrierën e fundit burokratike për nisjen e procedurave të përbashkëta për jetësimin e projektit të ngritjes së pikës së kalimit kufitar mbi lumin Buna.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts