Wednesday, August 17, 2022
HomeSportVllaznia e koshit në pritje të trajnerit

Vllaznia e koshit në pritje të trajnerit

-

Kuqeblutë e koshit i kanë vënë vetes detyrë për të fituar patjetër titullin kampion. Por, për të shkuar tek titulli i radhës që në fakt është një rikonfirmim i atij të sezonit të kaluar, shkodranëve i duhet të djersisin jo pak në këtë drejtim. Themi kështu, sepse realisht kundërshtarët e tyre, sidomos Tirana por edhe Teuta kanë lëvizur shumë në këtë kampionat, jo vetem në përbërje të skuadrave të tyre me element cilësor, por duke pasur në drejtim trajnerë të huaj. Në këto kushte, me kërkesen e vetë trajnerit Gjeçaj, me qëllimin e mirë që stafi të jetë sa më i plotë dhe sidomos me një përvojë dhe cilësi ndërkombëtare, presidenca kuqeblu po punon të përforcojë stafin teknik të Vllaznisë me një përvojë nga jashtë për të fituar luftën e titullit me rivalët e fortë të Tiranës dhe Teutës. Një gjë të tillë e bëri publik vete trajneri Gjeçaj në studion e Sport Shoët të javës së kaluar duke theksuar se presidenti i kuqebluve Sokol Dibra së bashku me sponsorin Petrit Maho janë gati të investojnë në këtë drejtim. Që do të thotë se pas veshjes kuqeblu në fazën e dytë të tre basketbollistëve amerikanë, si dhe Gjonajt dhe Hamatit nga kampionati shqiptar, tashmë financat janë gati edhe për trajnerin e huaj. Në këtë drejtim, lajmi më i freskët është ai që inspektori i lojrave me dorë Astrit Zaganjori bën të ditur për TV1 Channel se pas dështimit me trajnerin e njohur malazez, Petar Mihoviç, i cili për arsye se ka marrë ne Turqi drejtimin e një klubi, bisedimet kanë nisur me kroatin Jeronimo Sarin, që  ka qënë në drejtim e Prishtinës më parë. Nga bisedat, tekniku kroat ka dhënë pëlqimin e duhur dhe me të gjitha gjasat, ai pritet të jetë në Shkodër këtë fundjavë për të mbyllur gjithçka zyrtarisht dhe në të njëjtën kohë për të nisur punën në krye të basketbollit shkodran duke pasur në krahë dyshen shkodrane, Gjeçaj e Halluni.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts