Një teatër që synon ta bëjë spektatorin pjesë të dialogut por edhe kontestimeve. Këtë mision mori përsipër regjisori Stefan Çepaliku me trupën e aktorëve të teatrit “Migjeni”, duke ngjitur kështu mbrëmjen e së enjtes komedinë “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”. Kjo mënyrë bashkëkohore e të bërit teatër solli për herë të parë një formë ndryshe të shfaqjes së aktorëve në Shkoder, përmes të interpretuarit, kënduarit dhe vallëzuarit në një pjesë që trajton fatin e njerëzve të teatrit në një kohë si e jona.
Vendosen të demaskohen dhe të na përfshijnë në botën e tyre meskine e të eperme, ku ndërthuren endrrat, dëshirat por edhe realiteti. Mesazhe të forta dhe aktuale që u mirëpriten nga spektatori i pranishëm, e që në fund vetë qëllimi i komedisë ishte ky, kthimi i teatrit në një forum.
“Nje zjarrfikes ne oborrin e teatrit ose kanarina blu” do të ngjitet në skenën e “Migjenit edhe në datat 17,18 dhe 19 shkurt ora 19:00.