Rreshqitja e inerteve e perpasoje demtime ne rruge, vazhdojne te jene prezente ne segmentin rrugor Shkoder-Gur i Zi –Mjede . Vetem ne pak ore reshje shiu inertet perfundojne ne mes te rruges, gje qe sjelle shume veshtiresi per qarkullimin e automjeteve.
Por ky nuk eshte i vetmi problem per kete aks rrugor, pasi edhe mungon edhe sinjalistika rrugore, duke perbere keshtu shkak per aksidente. Shenjat horizontale, vertikale dhe vijezimet e bardha jane pothuajse inekzistente.
Nga ana tjeter, ketyre problemeve u shtohet edhe amortizimi i rruges ne shume segmente. Megjithese me nje trafik te dendur automjetesh, ky segment ka afro 20 vjet qe nuk eshte riasfaltuar duke u konsideruar keshtu si nje rruge dytesore, nderkohe qe per nga rendesia eshte pjese e akseve kombetare ne nje gjatesi prej afro 20 kilometra.
Gjendja e kesaj rruge njihet si nga Autoriteti Rrugor i Veriut ashtu dhe nga Bashkia Shkoder, e gjithashtu edhe eshte premtuart prej tyre per nderhyrje. Por pervec premtive, asgje konkrete nuk eshte bere per riparimin e saj dhe gjendja vjen duke u perkeqesuar cdo dite.