Tuesday, April 16, 2024
HomeSportKorabi-Vllaznia, të dielen ora 14.00 në Durrës

Korabi-Vllaznia, të dielen ora 14.00 në Durrës

-

Vllaznia luan të dielen ndeshjen e radhës për kampionat duke pasur përballë Korabin e Peshkopisë. Një ndeshje kjo që edhe pse e përcaktuar në kalendar për t’u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, për shkak të mosliçensimit të akoma të këtij impianti, është vendosur të luhet në stadiumin “Niko Dovana”të qytetit të Durrësit. Në pritje të këtij ballafaqimi skuadra shkodrane zhvilloi mesditen e së shtunës seancen e fundit stervitore ku tekniku Cungu përcaktoi edhe detajet e fundit në lidhje me futbollistët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Për t’’u theksuar është se ditën e premte përpara fillimit të séances stervitore në mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” janë shfaqur një grup fansash kuqeblu përfaqësues të grupimit “Vllaznit Ultras”, të cilët janë futur brenda fushës duke zhvilluar një takim me skuadrën dhe stafin teknik, gjë që ka ndikuar edhe në shtyerjen për disa minuta të procesit stervitor. Për këtë dhe të tjera detaje, u fol edhe në konferencen për shtyp dhënë të shtunën në mjediset e Bashkisë Shkoër, ku këtë radhë në emër të kuqebluve janë paraqitur drejtori sportive, Eugent Zeka dhe zëvendëstrajneri Aleksandër Maxhar.

Menjëherë pas përfundimit të séances stervitore, kuqeblutë janë nisur drejt qytetit bregdetar ku edhe do të pushojnë në një nga hotelet durrsake deri mesditen e së dieles në pritje të orës 14.00 kur në “Niko Dovana”do të luhet takimi, Korabi-Vllaznia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts