Shtyrja e seancave gjyqësore për shkak te mungesës se avokateve, është evidentuar si nder fenomenet negative te sistemit tone te drejtësisë. Kryetari i Gjykatës se Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, pohon se ky problem ka dy ane. Nuk mungojnë avokatet qe tregohen korrekt, por edhe ata qe me mungesën e tyre detyrojnë qe te shtyhen thuajse çdo dite seanca gjyqësore.
Vjerdha thotë se ne shume raste jemi ballafaquar edhe me dukuri abuzive te avokateve te veçante te cilët përdorin si justifikim raporte mjekësore, ndaj u është kërkuar institucioneve te shendetesise te jene te vëmendshme ne ketë drejtim. Por ajo qe është kryesorja, me reformën ne drejtësi, marrin fund edhe zvarritjet e avokateve, pasi ligji i ri parashikon sanksione ndaj tyre kur nuk paraqiten ne seancat gjyqësore:
Kryetari i Gjykatës se Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, kujton edhe raste te avokateve spekulativ, te cilët,sipas tij, flasin ne emër te gjyqtareve pa pasur asnjë takim mes tyre, ndaj për këta ka vetëm një rruge: ndjekje penale.