Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaQellohet me 3 plumba 49 vjeçarja

Qellohet me 3 plumba 49 vjeçarja

-

F.M 49 vjeçe mbeti e plagosur me armë zjarri mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodres. Ngjarja u regjistruar rreth ores 12.30 minuta në lagjen “Fahri Ramadani”, në hyrje të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”. Ajo ka qënë duke shitur në dyqanin e saj, kur është qëlluar nga dy persona të cilët lëviznin me motorrçikletë. Pasi kanë shtënë 3 here në drejtim të saj me pistolete, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa e plagosura u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas raportimeve të bluzave të bardha ajo ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa në qytet janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëlim identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve. Policia ka arritur të sekuestrojë si provë materiale gëzhojat, si dhe pamjet filmike të një biznesi aty pranë. Dyshohet që autorët të jenë larguar përmes unazës lindore të Shkodres për të mos rënë në gjurmët e policisë, pasi ky segment rrugor ndodhet afër vendit të ngjarjes dhe në krah të kundërt me komisariatin e policisë, që ndodhet pak kilometra nga dyqani ku mbeti e plagosur 49 vjeçarja. Hetimet paraprake janë përqëndruar në një konflikt të mundshëm që familja e të plagosures mund të ketë patur me persona të tjerë, ku për këtë qëllim po merren në pyetje të afërmit. Ndihmese në zbardhjen e ngjarjes pritet të japin edhe dëshmitë e punonjësve të dyqaneve ngjitur me vendin ku mbeti e plagosur shtetesja në fjale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts