Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetShkaterrimi i investimeve publike.

Shkaterrimi i investimeve publike.

-

Ne Shiroke u harxhuan para per diçka qe nuk funksionoi kurre.

Nje shprehje e vjeter e popullit thote “Si u nis u bitis”. Fatkeqesisht kete realitet te percjellin sot ndertimet prej druri te ngritura ne zonen turistike te Shirokes, te cilet u projektuan asokohe nga bashkia si zyra informacioni turistik, por edhe sherbimesh ne funksion te turizmit.

Por sot realitet ne kete zone dhe tek investimi ne fjale eshte ky.

Kur ndodhemi pak muaj perpara fillimit te turizmit, i cili per Shkodren duhet te jete nje nga sektoret prioritar te promovimit dhe zhvillimit te saj, bashkia e ka kthyer ate ne nje “aneks” drejtorie qe nuk ka asnje plan zhvillimi. Degradimi eshte i dukshem dhe miliona leke te hedhura per kete shesh ku pushojne cdo vere qytetaret Shkodrane, kane shkuar dem. Askush nuk mban pergjegjesi per nje fakt te tille, por me afrimin e veres bashkia do te rikujtohet te akordoje nje tjeter fond me argumentin per riparimin e tyre. Se deri kur do te vijohet me modelin e braktisjes dhe shkaterrimit ne Shkoder askush nuk di te thote por kjo papergjegjshmeri institucionale po u kushton xhepave te taksapaguesve qe presin ndryshime pozitive, por perballen me realitete diametralisht te kunderta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts