Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaNe pranga 25 vjeçari Sh. Xhenja

Ne pranga 25 vjeçari Sh. Xhenja

-

Shkëlzen Xhenja 25 vjec me banim në Shkodër është arrestuar nga policia si I dyshuar për atentatin e dy ditëve më parë ndaj 49 vjecarës Flutura Muça e cila mbeti e plagosur, ngjarje e ndodhur në lagjen rus të Shkodrës. Sipas policisë dyshohet se Shkëlzen Xhenja ka qenë autori i cili ka qëlluar 5 herë në drejtim të të plagosures e cila në ato moment ndodhen në hyrje të dyqanit. Nga ana e policisë nuk bëhët e ditur se cilat kanë qenë shkaqët që kanë cuar deri në atentatin ndaj 49 vjecarës. Shkëlzen Xhenja është liruar nga burgu pak kohë më parë pasi ai është dënuar si autor i ngjarjes së janarit të 2014 ku së bashku me Marglen Gurin janë dënuar nga gjykata e Shkodrës për vendosjen e eksplozivit në derën e banesës së shtetasit Bledar Canka. Arrestimi i shtetasit Shkelzen Xhenja u bë në shtëpinë e tij në lagjen Fahri Ramadani të Shkodrës. Ndërsa ende nuk bëhët e ditur në lidhje me personin e dytë të përfshirë në këtë ngjarje i cili ka qenë drejtuesi i motorcikletës me të cilën është larguar nga vendi i ngjarjes autori i plagosjes. Nga ana e policisë pista kryesore është ajo e një vrasje me pagesë. Nga marrja në pyetje e të arrestuarit ai ka mohuar të ketë lidhje me plagosjen e 49 vjecarës, ndërsa po hetohet edhe mbi personat të cilat kanë kryer porosinë. Sipas dëshmisë së 49 vjecarës një person me skafandë është afruar në hyrje të dyqanit dhe në ato moment ka shtëne ndaj saj 5 herë. Fillimisht ajo ka parë personin me skafandë dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë nevojë, në ato moment personi me skafandë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj. E plagosura mësohet ta ketë gjuajtur një herë me një send të fortë të cilin e kishte në dorë dhe më pas ai është larguar nga aty me personin e dytë që e priste në motorcikletë. 49 vjecarja Flutura Muça ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën ndërsa plumbat e kanë kapur në këmbë dhe në bark.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts