Ne nje kohe kur e gjithe Shqiperia eshte ne krize per gjetjen e nje vendi pune, 20 shoqeri nxenesish te shkollave te mesme te rajonit te Shkodres, duke bashkevepruar me publikun kane reklamuar produkte te ndryshme qe i kane punuar vete, me qellimin per te krijuar ide biznesi dhe mundsi te reja per vetepunesim. Ky aktivitet u zhvillua ne ambjenten e gjimnazit 28 Nentori, nga organizata Junior Achievement of Albania ne te cilen ishin te pranishem mesues dhe nxenes si dhe perfaqesues te DAR dhe Bashkise Shkoder. Nxenesit kane konkuruar midis tyre duke iu nenshtruar gjykimit te nje jurie profesionale per te perzgjedhur idene me te bukur.
Ky panair i zhvilluar me mbeshtetjen e Ministrise Arsimi dhe Sportit, asaj te mireqenies sociale dhe fondit shqiptaro – amerikan eshte integruar ne kurrikulen me zgjedhje te lire ne 176 shkolla te mesme te vendit dhe ka per qellimin nxitjen e deshires se nxenesve per te krijuar mundesi te reja per vende pune.