Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitet1.4mld leke buxheti i bashkise Lezhe

1.4mld leke buxheti i bashkise Lezhe

-

Lezha është nder të paktat bashki që ende nuk kanë miratuar buxhetin për vitin 2017. Megjithatë proçesi i planifikimit të tij ka përfunduar dhe është protokolluar për t’iu derguar Keshillit të Bashkisë. 1 miliard e 410 milion lekë ky është buxheti i Bashkisë për vitin 2017, ku përfshihen të gjitha llojet e shpenzimeve, paga, sigurime, investime, kontratat e sherbimeve. Konkretisht 20% te buxhetit e zene investimet me fondet e bashkise, 45% fondi i pagave dhe sigurimet, 30% shpenzimet per kontratat e sherbimeve si dhe 6% e zene fondet e tjera per shpenzimet të vogla.

Vonesat në hartimin e buxhetit sipas Markut ka ardhur për shkak se për here të parë eshtë planifikuar sipas metodes së re ku cdo drejtori planifikon buxhetin e saj dhe me pas shqyrtohet nga drejtoria e finances.

Drejtoresha e finances në bashki bëri të ditur se në këtë buxhet është planifikuar me detaj çdo zë dhe nevoje prandaj tashmë sipas saj mbetet vetëm faza e dytë ajo e shqyrtimit dhe miratimit në Keshillin e Bashkisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts