Banoret e zones se Livadeve nuk i ndalin protestat ne kerkim te demshperblimeve per permbytjet e viteve 2010-2011. Pal Mehilli nje nga 8 grevistet e greves se zhvilluar para pak javesh perballe bashkise Shkoder thote se iu dhane te tjera premtime per marrjen e demshperblimeve, te cilat vazhdojne te mos mbahen.
Ata kercenojne me bojkotimin e zgjedhjeve ne qofte se nuk plotesohen kerkesat e tyre ne lidhje me demshperblimet.
Permbytjet e 6 viteve me pare shkaktuan deme te shumta ne keto zona, ndersa qeveria asokohe u akordoi vetem 49% te shumave qe u takojne nga vleresimet e komisioneve te ngritura per vleresimin e demeve. Megjithese disa here eshte folur per kompensimin e plote te tyre, faktikisht ende nuk i eshte dhene nje zgjidhje perfundimtare ketij problemi.