Ka miratuar me shumicë votash 8 pikat e rendit të ditës, mes të cilave ndihmën ekonomike dhe paaftësinë, si dhe mbështetjen financiare për familjet që ju dogjën shtëpitë. Më pas këshilltarët në diskutimet e lira u ndalen tek problematikat që ka qyteti, kryesisht kërkesat e shtuara për ndihmën sociale, apo heqja e përfitimit të udhëtimit falas për invalidet.
Vizita e kryeministrit Rama nuk kishte si të mos impaktonte tek këshilltarët e djathtë të cilët nuk kursyen akuzat e forta politike në drejtim të tij.
Diskutime dhe debate nxiti edhe kërkesa për informacion e prefektit të Shkodres, i cili ndonëse e kaloi buxhetin, e shoqëroi atë me 25 verejtje. Bashkia po i rishqyrton kërkesat dhe më pas pritet tw japw qendrimin e saj zyrtar.