Friday, April 26, 2024
HomeKronikaNe kerkim kreu i FRPD Shkoder, Arvit Bushati

Ne kerkim kreu i FRPD Shkoder, Arvit Bushati

-

 

 

Protesta e zhvilluar kundër kryeministri Rama në sheshin “2 Prilli” mesditën e së mërkurës nga të rinjtë e forumit rinor të partisë demokratike, i ka kushtuar shpalljen në kërkim kryetarit të këtij forumi Arvit Bushati. Ky i fundit sipas policisë do të përballet me akuzën për veprën penale: Organizim dhe pjesmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Sipas drejtorisë vendorë të policisë, 27 vjeçari rreth orës 12.00 në lagjen “Qemal Stafa” ka organizuar protestën e paligjshme me 15 persona, kundër ardhjes së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodres. Në një moment të rinjtë janë shtyrë me policinë, pasi kanë tentuar që ti afrohen godinës së rektoratit ku do të zhvillohej takimi i parishikuar nga kreu i ekzekutivit me studentët e “Luigj Gurakuqit”. Me pankarta në duar dhe thirrjet Rama ik, qeveri teknike, të rinjtë demokrat protestuan për disa minuta dhe vetë kryetari i forumit, Bushati përcolli edhe një mesazh për mediat në drejtim të kryeministrit të vendit. Sipas burimeve policore për këtë protestë të rinjtë nuk kishin lajmëruar më herët në drejtorinë vendore të policisë dhe nuk kanë patur leje për diçka të tillë. Materialet në ngarkim të Bushatit i janë referuar prokurorisë së Shkodres për veprime të metejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts