Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetBushati: Drejtesia i sherben pastrimit

Bushati: Drejtesia i sherben pastrimit

-

Vendi ndodhet përpara sfidave të mëdha, ku thelbësore mbetet reforma në drejtësi. Me këtë mesazh ju drejtua të rinjve të Fressh në bashkinë Vau – Dejes, koordinatori i PS për qarkun Shkoder, njëherësh ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ai e quajti këtë reformë si instrumentin që do të pastrojë jo vetëm sistemin e drejtësisë, por edhe jeten politike e publike në vend.

Një ftesë ai ju a bëri votuesve të rinj, që të jenë më aktiv në jeten politike e publike të vendit, duke ofruar modelet më të mira. Në fjalën e tij ministri nuk harroi të kujtojë një detaj, që nga shkolla të rinjtë janë larguar duke shfrytëzuar një orë pushimi që ata kishin.

Takimi me të rinjtë eurosocialist u mbyll duke lançuar takimin e radhës që këtë herë si ministër i jashtëm, Bushati do të zhvillojë në Shkoder me ambasadat tona që ofrojnë bursa studimi për të rinjtë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts