Sporti shkodran pritet të përfshihet në një sërë investimesh përsa i përket insfrastrukturës. Lajmin e bën të ditur vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, duke prezantuar edhe disa nga projektet që institucioni që ajo drejton ka përgatitur. Institucioni qe ajo drejton ka depozituar në Federaten Shqiptare të Futbollit materialin ku kërkohet mbështetja financiare për ndërtimin e fushave në fjalë.
Ndërkohë, kryebashkiakja Ademi foli edhe për pisten e tartanit që në fakt pritet prej kohësh të vihet në dispozicion të atletëve shkodranë, por që deri më tani, nuk ka pasur asgjë në këtë drejtim.
Keto terrene jane nje domosdoshmeri per ekipet Shkodrane qe vijojne te prodhojne talente.